Pas humbjes së Laurent Krasniqit, familja e tij thyen heshtjen me një mesazh emocionues
Xheraldina Krasniqi, motra e Laurent Krasniqit, ish-konkurrentit të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova që u nda nga jeta tragjikisht në një aksident rrugor pak kohë më parë, ka ndarë një mesazh mjaft emocional për ndjekësit e saj. Nëpërmjet këtij reagimi, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë personat që u solidarizuan me familjen e saj dhe për mesazhet e shumta të ngushëllimit në këtë periudhë tejet të rëndë që po kalojnë.
Në këto çaste sfiduese për ta, ajo ka gjetur forcën të shprehë mirënjohjen ndaj gjithë personave që kanë ofruar ngushëllime dhe mbështetje morale për familjen.
Duke folur në emër të nënës dhe motrave, Xheraldina nënvizoi se ikja e Laurentit ka lënë një zbrazëti të madhe, duke ndikuar thellësisht jo vetëm tek të afërmit, por edhe te të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.

“Vdekja e tij nuk ka qenë e lehtë as për neve si familje, por as për juve që keni pasur mundësinë të rrini me të të paktën 5 minuta, se aq i është dashur një njeriu për ta bërë për vete me energjinë e tij pozitive”.
Motrat e Laurentit, përmes saj, kanë shprehur krenarinë e madhe që ndjejnë për të, duke uruar që ai të gjejë paqen e përjetshme.
“Ne trija jemi krenare pafund me të she shpresojmë që shpirti i tij është i qetë në paqe bashkë me babin, e sa i përketë neve, na qoftë Zoti durimin dhe forcën me vazhdu jetën pa të”, ka shkruar ajo.

