Pas largimit të Jonida Vokshit, kush do të jetë fytyra e re në moderimin e Big Brother VIP Kosova?

Te Fundit

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” do të sjellë ndryshime të pashmangshme në moderim, veçanërisht pas vendimit të Jonida Vokshit për t’u larguar nga ky format. Sot për sot, enigma kryesore që po qarkullon ka të bëjë me partnerin/en e Alaudin Hamitit në prezantimin e spektaklit.

Këtë të martë, gazetari Elton Tozaj ka hedhur në tregun mediatik një kandidaturë të re. Ai ka lënë të kuptohet se Elijona Binakaj është një ndër figurat që po lakohen si kandidate të mundshme për të marrë rolin e moderatores në edicionin vijues të BBVK.

Elijona la gjurmë në edicionin e katërt të këtij programi, ku spikati si një prej konkurrenteve më të forta dhe arriti të pozicionohej e dyta në natën finale. Transformimi i saj nga një ish-banore në një moderatore do të përbënte një zhvillim tejet interesant për karrierën e saj televizive.

Megjithatë, ende nuk ekziston një vendim zyrtar ose konfirmim nga ana e produksionit lidhur me angazhimin e Elijona Binakajt në “Big Brother VIP Kosova 5” përkrah Alaudin Hamitit. Për sa kohë që Klan Kosova apo vetë protagonistja nuk kanë bërë ndonjë deklaratë, ky opsion mbetet vetëm në kuadrin e aludimeve mediatike për sezonin e ri.

Lajmet e fundit