Pas pamjeve të dh*nës, Joz Marku thyen heshtjen dhe habit me deklaratën për Edi Kuçin
Për herë të parë që nga momenti kur u shpërndanë pamjet e përplasjes së tij me Edi Kuçin, Joz Marku ka thyer heshtjen.
Këngëtari ka lënë shumëkënd të shtangur me shpjegimin e tij mbi ngjarjen, duke këmbëngulur se mosmarrëveshja që u shfaq në video nuk ishte aspak e vërtetë.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë!”, u shpreh këngëtari, duke sugjeruar se e gjithë përballja me Edin ishte planifikuar paraprakisht.
Lidhur me lajmet që qarkullojnë për një procedim penal nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe pretendimet për një urdhër-arresti ndaj tij, Jozi u shpreh prerë: “Lajmet për urdhër-arrest janë fake, nuk kam arsye të jem atje”.
Për më tepër, ai trajtoi edhe lajmet që qarkullojnë lidhur me nisjen e një hetimi nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë, si dhe pretendimet për një urdhër arresti ndaj tij.
Ky informacion u mbështet edhe nga Shkodran Nikçi, zëdhënësi i kësaj Prokurorie, i cili konfirmoi nisjen e procedurave dhe kërkesën për ndalimin e këngëtarit.
Pamjet e regjistruara gjatë këtyre ditëve dëshmojnë momentet e tensionuara mes dy protagonistëve, ku përballja verbale kaloi në përdorim të forcës fizike, ndërsa Jozi kërkonte llogari për fjalët e thëna më parë nga Edi.
Ndërkohë, mbetet ende enigmë nëse deklarata e Jozit për një “aktrim” është një shpjegim i vërtetë apo thjesht një formë ironie për të zbutur situatën.
Për më tepër, mohimi i tij për procedurat ligjore bie në kundërshtim të plotë me njoftimet zyrtare të Prokurorisë së Pejës të publikuara nga media.

