Pas përballjes së tensionuar, Edi Kuçi zbulon qëndrimin e tij me një shprehje në krah

Te Fundit

Ngjarjet e fundit që përfshinë Edi Kuçin dhe Joz Markun mbeten në qendër të vëmendjes publike, ku çdo lëvizje apo deklaratë e palëve pas shfaqjes së pamjeve filmike po ndiqet me interes të lartë në rrjetet sociale. Një detaj specifik, një tatuazh në krahun e Edit, është kthyer tashmë në objekt diskutimi pasi këngëtari ndau një fotografi ku duket qartë mbishkrimi: “Hakmarrja s’ka datë skadimi”.

Për shumë ndjekës, ky mbishkrim ka marrë një konotacion të ri pas përplasjes së ashpër mes dy personazheve.

Në videon që qarkulloi, Joz Marku shfaqej i shoqëruar nga persona të tjerë përballë Edit, ku në një moment tensioni, ai e goditi këngëtarin me shuplakë, duke e detyruar më pas të kërkonte falje në gjunjë. Pasi pamjet u bënë publike, Edi Kuçi u prononcua lidhur me këtë situatë, duke pretenduar se ishte pozicionuar i vetëm kundër një numri të madh personash.

“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre!”, u shpreh ai në një reagim të tijin.

Si pasojë e kësaj situate, shprehja “Hakmarrja s’ka datë skadimi” që ai mban të shkruar në lëkurë është interpretuar nga publiku si një mesazh i fshehur lidhur me konfliktin e përjetuar kohët e fundit.

Lajmet e fundit