Pasi kërkoi dorëheqjen e 130 drejtorëve në vend, zbardhet URDHRI tjetër i fuqishëm i kryeministrit!
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore në varësi të ministrive, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe. Siç u raportua mbrëmjen e djeshme, ministrat u njoftuan të enjten pasdite që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të këtyre institucioneve. Megjithatë, largimi i tyre në këtë fazës është procedurial dhe nuk nënkupton ikjen e menjëhershem nga detyra. Drejtuesit do të vijojnë punën, ndërsa procesi do të zhvillohet në dy faza.
Fillimisht ministritë duhet të administrojnë dorëheqjet përmes një shkrese zyrtare. Në fazën e dytë do të analizohet performanca e secilit drejtues për të vlerësu punën e berë dhe vijimin e qëndrimit në detyrë. Deri tani, qeveria nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar për këtë proces.
Por, siç raporton Top Channel, nisma lidhet me synimin e Ramës për të vendosur meritokracinë në administratën publike. Procesi shihet gjithashtu si një hap që i hap rrugë rolit të ministres së Administratës Publike, Adea Pirdeni, e cila u votua në Kuvend dhe u betua në Presidencë.
Në këtë proces përfshihen më shumë se 130 drejtues të institucioneve dhe agjencive në nivel qëndror e vendor. Lista përfshin struktura në varësi të ministrive të Energjisë dhe Infrastrukturës, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ekonomisë dhe Inovacionit, Brendshme, Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Jashtme, Financave, Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Mjedisit, si dhe institucione në varësi të Kryeministrisë.
LISTA E INSTITUCIONEVE DHE AGJENCIVE QË DO T’I NËNSHTROHEN VLERËSIMIT
MINISTRIA E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS – 21
MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL – 10
MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT – 14
Institucionet në varësi të Ekonomisë:
Institucionet në varësi të Inovacionit:
MINISTRIA E BRENDSHME – 14
MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT – 31
Turizmi:
Kultura:
Sporti:
MINISTRIA E JASHTME – 3
MINISTRIA E FINANCAVE – 8
MINISTRIA E MBROJTJES – 14
MINISTRIA E DREJTËSISË – 12
MINISTRIA E MJEDISIT – 5
Përveç këtyre strukturave, në listë përfshihen edhe 24 institucione në varësi të Kryeministrisë. Sipas të dhënave të bëra publike, numri i përgjithshëm arrin në 124 institucione, pa përfshirë strukturat e tjera në varësi të qeverisë.
Burimi: Newsbomb.al

