Përfshihet nga flakët Himara, ndërhyrje nga ajri për shuarjen e vatrave aktive

Te Fundit

Banorët e zonës së Himarës janë përballur me terror gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, pasi një vatër e madhe zjarri u përhap me shpejtësi të frikshme duke iu afruar lagjeve të banuara.

Përjetimet e qytetarëve flasin për një rrezik të menjëhershëm, me flakët që avancuan drejt banesave brenda një kohe shumë të shkurtër. Qytetarja: “Nuk e di si ndodhi. Erdhi zjarri nga lart, pak nga pak.

Erdhën policët dhe na nxorën nga banesa. Zjarri ka ardhur për 10 minuta.”Ajo tregon se nga flakët janë djegur edhe banesa të banuara dhe se dëmet kanë qenë të mëdha. Përveç rrezikut të menjëhershëm, dëshmitarët konfirmojnë se banesat janë prekur drejtpërdrejt nga zjarri, duke shkaktuar dëme konsiderueshme, ndërsa vlerësojnë ndërhyrjen e shpejtë të policisë për evakuimin e tyre.

“Shtëpi janë djegur, ishin shtëpi të banuara. Është përvëluar çdo gjë. Policia na dha ndihmën e parë dhe na ndihmuan”, rrëfen banorja.

Për një tjetër banor, përjetimi i kësaj nate ka qenë sa i jashtëzakonshëm aq edhe tronditës: “Situata mbrëmë ishte tmerr.” Aktualisht, autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të kontrolluar zjarrin në Himarë. Operacionet për shuarjen e vatrave vijojnë në terren me pjesëmarrjen e trupave zjarrfikëse dhe efektivëve të Forcave të Armatosura, ndërsa prej mëngjesit të sotëm ka nisur mbështetja nga ajri me helikopterë për të neutralizuar zonat më problematike.

Lajmet e fundit