PërpIasje mes dy skafeve në Koman, 8 persona të Iënduar dërgohen me urgjencë në spital
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë, në territorin turistik të Komanit, ku dy mjete lundruese janë përplasur ballë për ballë. Aksidenti është shënuar në afërsi të hyrjes së lumit të Shalës.
Sipas të dhënave të para, ky incident ka shkaktuar plagosjen e tetë personave që ishin duke lundruar. Aktualisht, të dëmtuarit po dërgohen për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa detajet mbi gjendjen e tyre aktuale mbeten ende të paqarta.
Ndërkohë, institucionet kompetente pritet të nisin hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të këtij përplasjeje.

