Përplasje mes dy makinash në aksin Gjirokastër-Kakavijë, tre të plagosur
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, një përplasje rrugore është regjistruar në segmentin Gjirokastër-Kakavijë, konkretisht në zonën e njohur si NSHN. Si pasojë e këtij incidenti, tre persona kanë pësuar lëndime.
Në përplasjen mes dy automjeteve, përkatësisht një mjeti të markës “Benz” dhe një “Audi”, kanë mbetur të dëmtuar tre qytetarë. Pas ngjarjes, të lënduarit u dërguan me urgjencë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Fatmirësisht, mjekët bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.
Grupi hetimor i policisë ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes, ku po kryen verifikimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

