PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ Policia përdor për herë të parë a*mët, qëIIohet me pIumba gome drejt të rinjve (VIDEO)
Protesta studentore në Tiranë ka shënuar një përshkallëzim të ri te Ministria e Arsimit, me të rinjtë që kanë qëlluar me shishe molotovi efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë, ndërsa nga këta të fundit janë përdorur për herë të parë armët, të mbushura me plumba gome.
Siç shihet dhe nga këto pamje, menjëherë pas molotovit me benzinë që studentët kanë hedhur drejt efektivëve, ka pasur një kundërpërgjigje me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome.
Kjo është hera e parë gjatë këtyre pesë ditëve revoltë, që Policia e Shtetit detyrohet të përdorë armë të vërteta, por të mbushur me plumba gome, të cilët janë standard për raste të tilla revoltash.
Ndryshe nga plumbat tradicionalë, plumbat e gomës janë të përbërë tërësisht nga gome e ngjeshur, plastikë, ose kanë një bërthamë metalike të veshur me një shtresë të trashë gome. Qëllimi është shkaktimi i dhimbjes intensive dhe humbjes së përkohshme të ekuilibrit për të ndaluar agresionin.
Një nga të rinjtë që është goditur me një plumb të tillë gome, ka treguar për gazetarët njollën e kuqe të gjakut të mpiksur në zonën e kraharorit. Pavarësisht se është plumb gome, është kategorikisht e ndaluar goditja në pjesën e sipërme të trupit, pra mbi belin e personit e sipër.
Burimi: Newsbomb.al

