Përtej reagimit të Edit: Videoja e re tregon skenën e tensionuar të përpIasjes
Ngjarja që ka dominuar rrjetet sociale ditët e fundit pas përplasjes mes Eduard Kuçit dhe Joz Markut, ka marrë një dimension të ri pas publikimit të disa pamjeve shtesë. Materiali i ri hedh dritë mbi dinamikën e incidentit që ka shkaktuar bujë të madhe.
VoxNews ka shpërndarë filmimet ku duket qartë konfrontimi mes të dyve, ku në një moment Joz Marku e godet Eduard Kuçin me shuplakë, ndërsa menjëherë pas këtij veprimi, atij i drejtohet me urdhrin: “Ulu në gjunjë”.
Në vijim të pamjeve, vërehet momenti kur Edi detyrohet të ulet në gjunjë.
Ky zhvillim vjen menjëherë pas reagimit të vetë Edit një ditë më parë, i cili kishte komentuar një video të mëparshme të qarkulluar në internet lidhur me të njëjtën ngjarje.
Ai e shoqëroi atë me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se në ngjarje kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.
Kjo sekuencë e re e sjellë nga VoxNews shton një këndvështrim tjetër për incidentin, ndërkohë që palët e përfshira vijojnë të mbajnë qëndrime dhe versione divergjente për ndodhinë.

