Përveç parave, ja çfarë do të fitojë fituesi i “Ferma VIP”

ShowBizi

Sonte zhvillohet finalja e madhe e spektaklit “Ferma VIP”, ku njëri nga finalistët do të rrëmbejë çmimin kryesor dhe do të shpallet fitues i këtij edicioni.

Por, përveç çmimit të madh në para, fituesin e pret edhe një surprizë mjaft e veçantë. Ai ose ajo do të marrë edhe një unazë me diamante në vlerë prej 10 mijë eurosh, duke e bërë triumfin edhe më të veçantë, shkruan Kosovarja.

Në garën finale kanë mbetur katër emra: Moza, Iliri, Visi dhe Bujaka, të cilët do të përballen për herë të fundit për të fituar zemrat e publikut dhe trofeun e shumëdëshiruar të “Ferma VIP”.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi i madh i mbrëmjes dhe do të largohet nga ferma jo vetëm me çmimin kryesor, por edhe me unazën luksoze me diamante

Lajmet e fundit