‘Pse e puthe të dashurin tim…’/Tre të rejat e rr*hën, flet për herë të parë 17-vjeçarja që u dh*nua në Fier
Një ngjarje e rëndë e ndodhur në qershorin e këtij viti, por që u bë publik një muaj më vonë, ku një adoleshente u dhunua brutalisht nga tre të reja, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjen së publikut.
Pamjet e dhunës, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale dhe u bënë publike në media, shkaktuan reagime të forta, ndërsa ngjarja ngriti pikëpyetje të shumta mbi rrethanat që çuan në përplasjen mes të miturave dhe pasojat që ajo la pas.
Lidhur me këtë ngjarje, së fundmi ka folur edhe vetë 17-vjeçarja e cila ka vendosur të rrëfejë nga atë që ndodhi atë ditë, por edhe momentet e vështira që pasuan. Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur” ajo rrëfen se gjithçka nisi pasi disa vajza i kërkuan të shkonte me to, duke i thënë se kishin një “muhabet për të sqaruar”. Ajo pranoi, pa e ditur se çfarë do të ndodhte.
“Më thanë që hajde se kemi një muhabet për të sqaruar”, tregon ajo, teksa më tej ka shtuar se shkak për përplasjen ishte një akuzë se ajo kishte puthur të dashurin e njërës prej vajzave.
Në dëshminë e saj, 17-vjeçarja tregon se dhuna zgjati rreth gjysmë ore dhe se gjatë kësaj kohe ajo u përball me një situatë të rëndë, e cila sipas saj i shkaktoi dëmtime fizike dhe një tronditje të fortë emocionale. Pasi u la e lirë, ajo nuk u tregoi menjëherë familjarëve për atë që kishte ndodhur. Në vend të kësaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe dhimbjeve që kishte, vendosi të shkonte në spital për të marrë ndihmë.
Mirëpo sipas të resë edhe në spital, stafi mjekësor nuk e pyeti lidhur me shenjat që kishte në trup apo për mënyrën se si ishin shkaktuar.
Megjithatë ky kalvar vuajtjesh për të renë nuk përfundoi me dhunën në banesë, pasi ashtu si dhe ajo ka rrëfyer, në momentet kur doli nga spitali do të përballej sërish me vajzat që e kishin dhunuar. Kësaj here, ato kishin marrë dhe shoqet e veta duke e frikësuar sërish 17-vjeçaren teksa ishte duke pritur autobusin për t’u larguar drejtë shtëpisë.
Intervista e plotë:
Evis Ahmeti: Përshëndetje, si je?
Vajza e Dhunuar: Mirë.
Evis Ahmeti: Si kalove?
Vajza e Dhunuar: Shumë mirë.
Evis Ahmeti: Si ndihesh këto kohë?
Vajza e Dhunuar: Shumë mirë ndihem.
Evis Ahmeti: Shumë mirë. Si vijon dita jote?
Vajza e Dhunuar: Mirë, në kurs.
Evis Ahmeti: Mirë me kursin?
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Po tek psikologia vazhdon të shkosh?
Vajza e Dhunuar: Po, vazhdoj.
Evis Ahmeti: Çfarë thotë psikologia?
Vajza e Dhunuar: Më pyet si ke kaluar tek kursi, çfarë bën gjatë ditës…
Evis Ahmeti: Ndërkohë, këto kohë besoj mami, babi, motrat kanë qëndruar afër, apo jo?
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Më bëhet qejfi, më bëhet qejfi. Kur kemi qenë herën e fundit në emision që po flisja me tezën, pati një ndërhyrje në fakt nga ana jote. Doje të më thoje diçka në ato momente, por që unë nuk pranova, sepse ishe edhe gjendja jo e mirë, ishin ditët e para. Tani, mund të më tregosh me pak fjalë çfarë ka ndodhur atë ditë?
Vajza e Dhunuar: Ndodhi që, se më thanë hajde se kemi një…
Evis Ahmeti: Nuk të dëgjoj qartë, nuk e di pse. Ndoshta s’ke… po?
Vajza e Dhunuar: Më thanë që hajde se kemi një muhabet për të sqaruar.
Evis Ahmeti: Po?
Vajza e Dhunuar: Edhe unë vajta, se s’dija që do ndodhte kjo…
Evis Ahmeti: Sa goca të dolën para ty?
Vajza e Dhunuar: Vetëm njëra, …
Evis Ahmeti: Po?
Vajza e Dhunuar: Edhe këto më thanë që hajde se kemi për të thënë diçka, edhe unë vajta atje dhe filluan pastaj…
Evis Ahmeti: Ato që kemi parë të gjithë.
Vajza e Dhunuar: Po. Shumë faleminderit!
Evis Ahmeti: Po, por çfarë pretendonin ato nga ty? Ti këto vajza i njihe?
Vajza e Dhunuar: Se, se… … më thoshte mua që më ke puthur të dashurin.
Evis Ahmeti: Po?
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Vetëm për këtë?
Vajza e Dhunuar: Po, vetëm për këtë.
Evis Ahmeti: Ndërkohë ti, të dashurin e saj e njihe?
Vajza e Dhunuar: Jo, s’e njoh fare. Nuk e di fare kë te dashur ka pasur ajo.
Evis Ahmeti: E kuptoj. Po me vajzën, çfarë njohje kishe ti?
Vajza e Dhunuar: E kisha shoqe, njëra e kisha shoqe….
Evis Ahmeti: Në atë shtëpi që të futën, ti kishe shkuar më parë, e njihe si shtëpi?
Vajza e Dhunuar: Jo.
Evis Ahmeti: Shtëpia e kujt ishte ajo?
Vajza e Dhunuar: Shtëpia e ….
Evis Ahmeti: E kuptoj. Nuk ishte asnjë nga prindërit apo…?
Vajza e Dhunuar: Jo, nuk ishte prindër, as vajzë nuk ishte, se ka dhe një vëlla.
Evis Ahmeti: Ka dhe një vëlla. E kuptoj. Ishte bosh shtëpia atë ditë?
Vajza e Dhunuar: Po. Vetëm këto të treja, edhe ishte dhe njëra me anë të telefonit, po s’e di kush ishte.
Evis Ahmeti: E kuptoj. Ti pastaj e pe veten ngushtë që pranove gjithçka, kërkove falje…
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Doje të shpëtoje besoj nga…?
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Sa zgjati e gjithë situata? Çfarë ore ka qenë?
Vajza e Dhunuar: Po ka qenë 12 e gjysmë që kur dola nga kursi deri në 1.
Evis Ahmeti: Deri në orën 1? Rreth një orë?
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: E kuptoj. Po kur të lanë të lirë pastaj, çfarë të thanë?
Vajza e Dhunuar: Që ik në shtëpi. Pastaj ja, isha në spital, bëra një serum, i thashë doktorëve që s’jam mirë… dhe pastaj nuk e di, më dolën prapë para kur dola nga spitali, më afruan me plan, ajo ….
Evis Ahmeti: E kuptoj. Domethënë ti vajte në spital, ato besoj do të kenë gjuajtur nga mbrapa që e kanë ditur.
Vajza e Dhunuar: Eh, mbase, besoj. Se unë atë ditë isha vetëm, prandaj. Edhe kur dola nga spitali isha vetëm. Dhe kur i pashë që erdhën ato me pesë goca…
Evis Ahmeti: E kuptoj. Sa qëndrove në spital?
Vajza e Dhunuar: Qëndrova gati gjysmë ore atje, sa më bënë një serum dhe më dhanë ik.
Evis Ahmeti: Po nuk të pyetën ato se ti kishe shenja, apo jo? Ku i kishe shenjat ti?
Vajza e Dhunuar: Po, kisha shenja tek sytë, tek buzët edhe këtej tek koka, që më dëmtonin koka që nuk e mbaja dot shtrirë.
Evis Ahmeti: E kuptoj. Dhe askush nuk të pyeti për shembull që…?
Vajza e Dhunuar: Jo, nuk më pyeti për shenjat askush.
Evis Ahmeti: Askush. U ndjeve mirë mbas serumit?
Vajza e Dhunuar: Po, u ndjeva mirë. Pastaj i kam marrë babit në telefon, që më tha babi “Çfarë ke?”, i thashë që “Jam sëmurë”, nuk i tregova as babit për ngjarjen…
Evis Ahmeti: E kuptoj.
Vajza e Dhunuar: Edhe kështu.
Evis Ahmeti: E qartë. Po kur dole nga spitali, ato ishin tek dera e spitalit apo…?
Vajza e Dhunuar: Jo, nuk ishin te dera e spitalit, ishin ku prisja unë autobusin.
Evis Ahmeti: E kuptoj. E qartë. Është larg stacioni i autobusit nga spitali?
Vajza e Dhunuar: Është 5 minuta, 10 minuta.
Evis Ahmeti: E kuptoj. Të gjitha vajzat ishin? Ato që ishin edhe në shtëpi?
Vajza e Dhunuar: Ishin ato të treja dhe ishin… kishin marrë edhe shoqe të tjera.
Evis Ahmeti: Ishte një grup më i madh.
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Edhe aty të dhunuan? Kishte qytetarë në Fier që të panë?
Vajza e Dhunuar: Ishte një te lokali, që më futën brenda në lokal me vrap…
Evis Ahmeti: Po.
Vajza e Dhunuar: Edhe pastaj ikën. Erdhi brenda në lokal erdhi ajo … më tha që…
Evis Ahmeti: E qartë. Kur vajte në shtëpi pastaj, i tregove edhe mamit edhe vajtët në polici besoj.
Vajza e Dhunuar: Mami e mori vesh nga tezja.
Evis Ahmeti: E kuptoj. Siç e ka thënë dhe në emision tezja.
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Po kur i pe pastaj videot në rrjetet sociale, çfarë mendove?
Vajza e Dhunuar: S’kam parë gjë video, se unë s’kam telefon që të shkoj.
Evis Ahmeti: E kuptoj, e kuptoj, po gjatë kohës që je rikthyer në normalitet tani mbas kësaj ngjarjeje ke parë ndonjë nga ato vajzat?
Vajza e Dhunuar: Jo, asnjë.
Evis Ahmeti: Asnjë nuk të ka shqetësuar askush?
Vajza e Dhunuar: Jo. Po s’e di unë, njëra është në burg, tjetra është te kjo e treta, ndërsa tjetra është me arrest shtëpie besoj.
Evis Ahmeti: Po. Jo, se ato janë një grup më i madh, prandaj thashë. Përveç këtyre të trejave.
Vajza e Dhunuar: Jo.
Evis Ahmeti: Nuk të ka shqetësuar askush më.
Vajza e Dhunuar: Jo.
Evis Ahmeti: E kuptoj. E kuptoj. Mirë, më bëhet qejfi që je shumë, shumë mirë. Besoj ke ngrohtësinë e familjes edhe të gjithë komunitetit. Aty te kursi çdo gjë mirë, ë?
Vajza e Dhunuar: Po, shumë mirë.
Evis Ahmeti: Më bëhet qejfi. Besoj se edhe psikologja është e kënaqur me ecurinë tënde.
Vajza e Dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Të falënderoj. Po ke ndonjë mesazh për bashkëmoshataret e tua? Çfarë do t’i thoje? Të rinjve që të shikojnë edhe që ndonjë ditë mund të jenë në pozicionin tënd… ose dikush për shembull që mund të bëjë si ato vajzat që të dhunuan ty? Çfarë mund t’u thoje ti për shembull?
Vajza e Dhunuar: S’e di, nuk i uroj askujt.
Evis Ahmeti: E qartë. E qartë.

