Sh*rri mes të m*turve i merr jetën 14 vjecarit, arrestohet 17 vjecari që e g*diti me th*kë

Te Fundit

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Prizren,

ku një konflikt verbal mes disa të miturve ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë për pasojë vdekjen e një 14-vjeçari.

Pas goditjes fatale, i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në lidhje me këtë episod, forcat e rendit kanë vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet si autori i këtij krimi.

Pas arrestimit, prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e të miturit për një periudhë 24-orëshe,

mbi bazën e dyshimeve se ai është përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi,

kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lajmet e fundit