Shkuan të v*dhnin telat elektrikë, h*jdutin e zë korenti, dy bashkëpunëtorët e tij e lanë të vd*kur…
Në prangat e policisë greke kanë rënë dy shtetas, përkatësisht 68 dhe 72 vjeç, nën akuzën se kanë lënë në fatin e tij një bashkëpunëtor 72-vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë një përpjekjeje për të vjedhur tela elektrikë nga një transformator në Agios Stefanos.
Zbulimi i ngjarjes së rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites të së shtunës, kur forcat e rendit të skuadrës DIAS gjetën trupin e pajetë të viktimës në pjesën e pasme të një makine të lënë në Ano Liosia, ndërsa trupi i tij shfaqte shenja dëmtimesh në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Hetimet paraprake të autoriteteve sqarojnë se një natë përpara zbulimit, tre personat kishin tentuar të shkëpusnin kabllot nga transformatori; gjatë këtij operacioni të paligjshëm, 72-vjeçari dyshohet se është goditur nga tensioni i lartë, duke rënë më pas në tokë nga një lartësi.
Në vend që të kërkonin ndihmë, dy bashkëpunëtorët vendosën ta transportonin trupin e tij me automjet dhe ta braktisnin në zonën e Ano Liosia, ku më pas u gjet nga policia.
Strukturat e Departamentit të Hetimit dhe Zbulimit të Krimeve në Atikën Perëndimore finalizuan arrestimin e dy personave në mëngjesin e 4 gushtit 2026, të cilët tashmë janë dërguar pranë prokurorisë për përballje me drejtësinë. /vizionplus.tv

