Sot hapet nje porte ku do te clirohet…/ Parashikimi i Horosokopit nga Meri Shehu

ShowBizi

Sot hapet nje porte ku clirohet shpirti dhe forcohet besimi tek vetja. Kush nuk e ndjek kete rrjedhe, rrezikon te humbase drejtimin, te mbetet pa energji dhe te endet ne rruge te paqarta. Kjo fundjave nuk do te kaloje njesoj per te gjithe. Disa do te marrin ate qe kane pritur prej kohesh, ndersa te tjere do te kuptojne se fati ka vendosur t’u ndryshoje rrugen. Cdo shenje mban nje mesazh qe mund te trazoje mendimet dhe te lare gjurme ne ditet qe vijne.

♈️ Dashi
Boshlleku shpirteror arrin piken e alarmit. Nese nuk ndaleni per te rikuperuar forcat, lodhja do te marre kontrollin. Puna mbetet ne hije, ndersa qetesia behet celesi qe ju rikthen fuqine.

♉️ Demi
Shoqeria ju hap dyer qe nuk i prisnit. Clirimi nga brengat ju ndryshon energjine dhe zemra fillon te zgjohet. Nje flirt mund te ndizet aty ku mendonit se nuk kishte me shkendije.

♊️ Binjaket
Era e ndryshimit fryn ne favorin tuaj. Jeta personale dhe puna dalin mbi kritikat dhe kufijte e se kaluares. Kjo fundjave shenon fillimin e nje rruge qe do ta ndieni per shume kohe.

♋️ Gaforrja
Gezimi ju gjen larg zhurmes. Nje udhetim ose nje largim nga rutina ju nxjerr perfundimisht nga hijet dhe pasojat e diteve te fundit. Drita rikthehet aty ku mungonte.

♌️ Luani
Planet qe kishin mbetur te mbyllura pas nje dere fillojne te marrin jete. Nje kenaqesi e shtypur ose nje projekt i lene pezull rikthehet me force dhe ju kujton se momenti ka ardhur.

♍️ Virgjeresha
Bukuria juaj kerkon sy qe ta admirojne. Prania juaj terheq vemendje ne pune dhe ne jeten personale. Nje person ose nje situate ju shtyn te ngrini standardet dhe te mos pranoni me pak se c’meritoni.

♎️ Peshorja
Mos u mbyllni ne vetmi. Nje takim i papritur mund te zgjoje emocione qe nuk i prisnit. Shpirti binjak afrohet me shume sesa e imagjinoni dhe kjo fundjave mund te ndryshoje menyren si e shihni dashurine.

♏️ Akrepi
Energjia juaj magnetike arrin kulmin. Fundjava sjell pasion, argetim, flirt dhe mundesi per perfitime. Gushti nis me nje ritem qe ju vendos ne qender te vemendjes.

♐️ Shigjetari
Shpirti juaj nuk pranon me kufij. Deshira per te udhetuar behet aq e forte sa cdo rruge duket si nje fillim i ri. Romanca dhe ndjenja e perkatesise ecin krah per krah.

♑️ Bricjapi
Mjaft me te njejtat fytyra dhe te njejtat histori. Energjia e re hyn ne jeten tuaj permes njerezve te rinj. Kjo fundjave largon ate qe eshte konsumuar dhe sjell frymezim te fresket.

♒️ Ujori
Mbani me vete vetem ate qe ka vertet vlere. Sa me pak peshe, aq me shume vend per dashurine dhe lumturine. Nje fundjave e vogel ne dukje mund te mbushet me emocione te medha.

♓️ Peshqit
Sot dhe neser beheni pjese e nje plani me te madh. Cdo hap, cdo takim dhe cdo fjale lane gjurme ne muajin gusht. Njerezit qe kalojne ne rrugen tuaj nuk do te jene rastesi.

Lajmet e fundit