Syzet e nxjerrin zbuluar, zbulohet partneri i Françeska Muratit?
Françeska Murati është rikthyer në qendër të vëmendjes pas aludimeve të fundit për jetën e saj private, ndërsa këtë herë një detaj në një prej postimeve të saj ka mjaftuar për të ngritur pikëpyetje të reja.
Gazetari Elton Tozaj, i cili më herët publikoi disa biseda që pretendohej se ishin zhvilluar mes Françeskës dhe një ndjekëseje të saj, ka ndarë një tjetër pamje në Instagram.
Në bisedat e publikuara më parë, vajza në fjalë hidhte pretendimin se pas ndarjes nga bashkëshorti, Françeska kishte nisur një raport me një burrë të martuar.
Por Tozaj nuk është ndalur me kaq. Ai ka rikthyer në vëmendje një foto të publikuar fillimisht nga vetë Françeska, teksa ajo shfaqet pranë detit. Pikërisht te syzet që mban ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” duket reflektimi i personit që po e filmon.

Nga pamja e zmadhuar krijohet përshtypja se përballë saj ndodhet një mashkull me mjekër, ndërsa Tozaj e ka shoqëruar publikimin me pyetjen: “Kush është mjekroshi pas telefonit?”
Detaji ka mjaftuar për të shtuar aludimet se personi që po e filmonte mund të ishte dikush i afërt me Françeskën.
Françeska është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj pak kohë më parë, ndaj çdo detaj rreth jetës së saj sentimentale ka marrë vëmendje të shtuar në rrjetet sociale.

