Tashme zyrtare/ Zbulohet banori i parë i Big Brother VIP për sezonin e ri
Teksa puna për edicionin e pestë të spektaklit ka hyrë në fazën e saj aktive, fokusin kryesor e zë procesi i selektimit të garuesve, me Alaudin Hamitin që shprehet optimist se përzgjedhja e deritanishme premton shumë për nivelin e programit.
Sidoqoftë, tashmë është publikuar edhe e dhëna e parë zyrtare. Kur një nga ndjekësit e tij e sfidoi të zbulonte ndonjë detaj mbi figurat që do të jenë pjesë e “Big Brother”, përgjigja e moderatorit ishte lakonike:
“Në rregull… zhigolo”.
Ndonëse emri i përveçëm mbetet për t’u mësuar, Hamiti ka bërë të qartë se një ndër profilet që do të pasurojë këtë edicion është ai i një zhigoloje, duke paralajmëruar që në këtë fazë një kast që premton të nxisë diskutime të shumta dhe dinamika interesante.


