Të erdhi dita e llogarisë! Rogert Sterkaj shënjestron Ledion Liçon me deklarata të ashpra

Te Fundit

Rogert Sterkaj ka zgjedhur rrjetet sociale për të shfryrë sërish ndaj Ledion Liços, duke i adresuar atij një mesazh mjaft kritik.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5” ka shfrytëzuar profilin e tij për të hedhur akuza të drejtpërdrejta dhe për të ironizuar figurën e moderatorit të njohur.

“Ledion Liço, na shet pallavra filozofike. Rri aty, merr rrogën… se edhe ty të vjen dita e llogarisë nga Top Channel!!!”, thekson Rogerti në publikimet e tij të fundit.

Ish-banori i BBVA 5 nuk është mjaftuar me kaq, pasi e ka akuzuar publikisht prezantuesin se shfaqet si një personazh i pafajshëm përpara kamerave, ndërsa në prapaskena sillet si një diktator, duke e cilësuar atë si dikë që as kolegët në Top Albania Radio nuk e mbajnë dot. Sterkaj ka ngritur pikëpyetje mbi autenticitetin e Liços, duke pretenduar se qëndrimi i tij përpara kamerave është krejtësisht i ndryshëm nga ai që shfaqet në prapaskenat e punës.

“F.A.K.E. M.O.F.O. Engjëll në ekran, diktator pas mikrofonit. E gjithë stafi i Top Albania Radio s’të duron dot!”, shprehet ish-konkurrenti në rrjetet sociale.

Edhe pse shkaqet e sakta të këtij revoltimi të papritur të Sterkajt ndaj Ledion Liços mbeten të paqarta, vlen të përmendet fakti se marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar që prej konflikteve të regjistruara në studion e Big Brother VIP Albania 5 pas përfundimit të spektaklit.

Lajmet e fundit