Tentoi t’i japë f*nd j*tës, komediani i njohur shtrihet në spital
Carrot Top është shtruar në spital në Las Vegas pas një tentative vetëvrasjeje.
Burime të njohura me situatën i thanë TMZ-së se komediani dhe interpretuesi prej kohësh në Las Vegas, emri i vërtetë i të cilit është Scott Thompson , tentoi vetëvrasje të premten në zonën e Las Vegasit dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal.
Si rezultat, shfaqja e tij e së premtes në mbrëmje në Luxor u anulua.
Përfaqësuesi i CT, Jami Schlicher, tha se Thompson po shërohet në spital dhe po merr kujdesin dhe mbështetjen që i nevojitet.
Carrot Top është i njohur për komedinë e tij plot energji, flokët e kuq karakteristikë dhe performancat skenike të përpunuara. Ai ka qenë një personazh kryesor për një kohë të gjatë në Luxor, ku ka rezidencën në Las Vegas.

