Tërmet i fortë në vendin fqinj, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Te Fundit

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka tronditur ishullin e Kretës në jug të Greqisë, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Autoritetet bëjnë me dije se deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Reklam

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti nënujor u regjistrua pak pas orës 02:00,

me epiqendër 16 kilometra në jug të zonës së Kali Limenes, në pjesën jugore të Kretës. Lëkundjet u shkaktuan në një thellësi prej rreth 32 kilometrash.

Reklam

Greqia është një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, ku çdo ditë regjistrohen dhjetëra tërmete, shumica e të cilëve nuk ndihen nga banorët.

Ishulli i Kretës është veçanërisht i ekspozuar ndaj lëkundjeve sizmike, pasi ndodhet pranë zonës ku takohen pllaka tektonike evropiane dhe afrikane.

Lajmet e fundit