Tërmeti i fuqishëm ‘shk*nd’ vendin fqinj/ Ja ku ishte magnituda dhe epiqendra!
Të paktën pesë lëkundje sizmike janë regjistruar në jug të detit Tirren të Italisë, që nga ora 11:51. Më e forta, në orën 12:19, ka ishte me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV). Të gjitha lëkundjet janë ndjerë qartë në Palermo.
Lëkundja më e fortë, e treta me radhë, është ndjerë nga Palermo në Katania e deri në ishujt Eolie. Epiqendra ndodhet në veriperëndim të Eolie, pranë Alicudit.
Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo objekte, por disa struktura publike dhe shkolla do të evakuohen “për arsye sigurie”, sipas njoftimit të Bashkisë së Palermos. Pas këtij aktiviteti sizmik u shpall një alarm cunami i nivelit portokalli, i cili u hoq disa orë më vonë.
“Po ndjekim me vëmendje të madhe zhvillimin e situatës në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat kompetente.
Deri tani nuk kemi raportime për dëme në njerëz apo objekte, por e konsiderojmë të domosdoshme marrjen e çdo mase për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Evakuimi i disa strukturave publike është një zgjedhje thjesht parandaluese, e diktuar nga nevoja për të vepruar me shpejtësi dhe kujdes”, tha kryebashkiaku i Palermos, Roberto Lagalla,.
Në një njoftim zyrtar, bashkia rekomandon qytetarët, veçanërisht ata që frekuentojnë zonat bregdetare, të mos dalin në det dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kompetente. Lagalla ka kontaktuar gjithashtu me Kapitenerinë e Portit për të marrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtje të sigurisë së popullsisë dhe operatorëve të detit.

