Thellohet tr*gjedia ne Manez: Katër ditë në Iuftë me jetën, 16-vjeçari nuk ia doli dot, VD*S ne spital
Mëngjesi i kësaj të diele ka sjellë një lajm tejet të hidhur nga Spitali i Traumës, ku 16-vjeçari Klevis Dervishi ka ndërruar jetë pas katër ditësh përpjekjeje për të mbijetuar.
I riu nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve të rënda të pësuara gjatë aksidentit të 19 gushtit në Manzë, ngjarje që shkaktoi humbjen e menjëhershme të çiftit të ri Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe të 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri, duke e çuar tashmë në katër numrin total të jetëve të humbura.
Pas konfirmimit të vdekjes së 16-vjeçarit, burime mediatike raportojnë se Rejsi Vrioni, pasagjeri i pestë i përfshirë në aksident, ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën, ndonëse pritet të zbardhen të tjera informacione në vijim.
Kujtojmë se përplasja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore të Manzës, ku automjeti BMW me pesë të rinj doli nga rruga dhe u përplas dhunshëm me një bazament betoni.
Forca e goditjes bëri që makina të rrokullisej disa herë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit Kleo Vrioni, bashkëshortes së tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri.
Bazuar në hetimet paraprake dhe këqyrjen e vendngjarjes, shkaku i këtij incidenti fatal është identifikuar si shpejtësia e lartë dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit nga ana e drejtuesit, Kleo Vrioni.

