Tjetër aksident i rëndë në vend! PërpIasen 3 makina, 3 persona thuhet se kanë…
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të martë në aksin Lezhë-Shkodër, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Bëhet me dije se tre makinat janë përplasur në afërsi të kryqëzimit te Gocajve, ndërsa raportohet për tre të plagosur.
Si pasojë e këtij aksidentit disa persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar për në spital, dhe janë duke marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve të përfshira në përplasjen fatale.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.
Burimi: Newsbomb.al

