Top Channel zbulon stafin e ri të Për’puthen: Heidi Baci modereatore, ja kush janë opinionistët
Sezoni i shtatë i “Për’puthen” po vjen së shpejti në ekranin e Top Channel,
Audienca do të njihet me ndryshime domethënëse që prekin si organizimin e brendshëm ashtu edhe ekipin drejtues të programit.

Në një zhvillim të paprecedentë për këtë emision, roli i moderatores i është besuar Heidi Bacit.
e cila pason në këtë pozicion duke marrë drejtimin e emisionit.
Për sa i përket vlerësimit të konkurrentëve, karriget e opinionistëve do të zëvendësohen nga Erjola Doçi dhe Drini Zeqo,
me këtë të fundit që shënon një rikthim domethënës në Top Channel pas plot 22 vitesh mungesë.
Ndërkaq, gazetari Ronaldo Sharka është emëruar në krye të këtij sezoni si autor i programit.

