Tr*gjedi në Vlorë: 50-vjeçari ndërron jetë pasi bie nga ballkoni i pallatit
Në orët e para të ditës së sotme, një shtetas i moshës rreth 50 vjeç
ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga ballkoni i një ndërtese në lagjen “28 Nëntori”, zonë kjo afër Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.
Ky incident fatal është evidentuar nga autoritetet rreth orës 09:00.
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pak momente pas sinjalizimit, ku tashmë po vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje.
Aktualisht, motivet dhe kushtet specifike që çuan në këtë aksident të rëndë mbeten ende të paqarta.

