“Tr*nditet” shteti, Edi Rama i kërkon ministrave, dorëheqjen e gjithë …

ShowBizi

Kryeministri Rama duket se ka vendosur marrjen e masave ekstreme, pas protestave të fundit, që kanë tronditur Qeverinë.

Burime të Vox News bëjnë me dije se Rama iu ka kërkuar ministrave, që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të të gjitha institucioneve që ata kanë nën varësi.

Sipas këtyre burimeve, Rama iu ka kërkuar ministrave që të mbledhin këtë pasdite gjithë drejtorët që kanë nën varësi dhe t’iu kërkojnë atyre dorëheqjen e parevokueshme.

Institucionet qe preken jane, duke nisur nga Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK, institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.

Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama, i cili nuk dihet nëse e ka marrë për të qetësuar zemërimin e protestuesve apo për të paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.

Kujtojmë që në disa dalje mediatike të fundit, Rama ka kritikuar ashpër administratën.

Një javë më parë, kryeministri Rama ka paralajmëruar masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u dhënë përgjigje qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave të tyre.

“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, deklaroi Rama.

Rama më pas prezantoi edhe “Shkallën e Meritës” si një tjetër komponent të procesit të transformimit të administratës, krahas nismave të tjera, përfshirë BESA-n dhe platformën “Pasqyra”.

Dhe tashmë nga fjalët, duket se ka kaluar tek veprat, duke kërkuar shkarkimin e gjithë drejtuesve kryesorë nëpër ministritë e vendit./Vox News

Lajmet e fundit