Tragjedi në bregdetin e Vlorës: 54-vjeçari ndërron jetë gjatë pushimeve
Ditën e martë, bregdeti i Vlorës u trondit nga një ngjarje fatale, ku një pushues 54-vjeçar ndërroi jetë pasi pësoi një arrest kardiak. Viktimë e kësaj ngjarjeje të papritur është Artan Pogoni, i cili po kalonte ditët e pushimeve në zonën e Radhimës.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës me autoambulancën e zonës.
Pavarësisht përpjekjeve për transportim, burri fatkeqsisht mbërriti në spital pa shenja jete, ndërkohë që vlerësimet mjekësore paraprake e lidhin humbjen e jetës me një atak në zemër.
Deri në këto momente, institucionet përkatëse nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare, duke pritur njoftimin e policisë për të zbardhur detajet e këtij rasti.

