Tragjedi në festivalin e Seattle: Tre të vr*rë dhe disa të pIagosur
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një aktiviteti festiv të ushqimit në afërsi të monumentit Space Needle në Seattle, Washington, ku humbën jetën tre persona dhe u lënduan disa të tjerë si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit.
Autoritetet policore bënë të ditur se përplasja ndodhi mes dy personave që qëlluan ndaj njëri-tjetrit; ndërsa njëri prej tyre është kapur nga forcat e rendit, i dyti mbetet ende në kërkim, megjithatë nuk ka rrezik për banorët.
Incidenti ndodhi rreth orës 18:00, në një zonë mjaft të frekuentuar nga vizitorët, ku po zhvillohej festivali vjetor i ushqimit Bite of Seattle që kishte mbledhur një numër të madh njerëzish.
Dy viktima u raportuan të vdekura në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndërroi jetë pas dërgimit në spital, ndërsa ndër të plagosurit ndodhet edhe një fëmijë dyvjeçar.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dokumentuan momentet kur pjesëmarrësit kërkonin strehim brenda ambienteve të Space Needle.
Individët shiheshin të shtrirë në dysheme, duke u mbrojtur pas orendive dhe kolonave të holit ndërsa të shtënat vazhdonin.
Policia e Seattle-it njoftoi nisjen e hetimeve dhe këshilloi qytetarët që të qëndrojnë larg perimetrit të ngjarjes.
Kryetarja e bashkisë, Katie Wilson, deklaroi se dëshironte të “falënderonte oficerët e policisë së Seattle-it që iu përgjigjën vendit të ngjarjes dhe morën në paraburgim një të dyshuar”.
Ajo e korrigjoi njoftimin e saj të mëparshëm gjatë mbrëmjes së së dielës, pasi fillimisht kishte raportuar gabimisht se ishin arrestuar dy persona.
Sipas zjarrfikësve, katër nga të lënduarit janë dërguar në institucionet shëndetësore në gjendje stabël, kurse një i pestë refuzoi trajtimin mjekësor në spital.
Autoritetet e qytetit dhe shtetit të Washingtonit kanë reaguar duke e cilësuar ngjarjen si një akt “dhune të pakuptimtë”.

