Tragjedi në Itali: 57-vjeçarja gjendet e p*jetë, dyshohet se e vr*u i biri

Te Fundit

Në shtetin italian është shënuar një krim makabër, pasi një 57-vjeçare u gjet pa shenja jete në banesën ku qëndronte i biri.

Viktima, e identifikuar si Maria Vittoria Carbone, mbante gjurmë të dukshme dhune

në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit, çka ka ngritur dyshimet mbi shkakun e vdekjes.

Autoritetet kanë vënë në pranga 31-vjeçarin Giampiero Santamaria, i cili akuzohet se e ka sulmuar

nënën e tij për vdekje gjatë një konflikti mes tyre. I dyshuari, i cili rezulton të ketë qenë nën trajtim psikiatrik, është kapur në vendin e ngjarjes nga policia.

Nga hetimet paraprake rezulton se gruaja kishte udhëtuar drejt qytezës së Titos për të takuar djalin.

Ai banonte në një apartament që ndodhej menjëherë pranë banesës së ish-bashkëshortit të 57-vjeçares, me të cilin ajo kishte kohë që ishte ndarë.

Lajmet e fundit