Tragjedi në Prishtinë: Ish-banori i BBVK humb jetën pas përplasjes me motor

Te Fundit

Në moshën 29-vjeçare, TikToker-i mjaft i ndjekur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik.

Në moshën 29-vjeçare, jeta e tij u shua papritur.

Informacionet e deritanishme bëjnë të ditur se përplasja fatale ndodhi në zonën e Llukarit në Prishtinë, ndërsa Krasniqi po drejtonte një motor.

Fatkeqësisht, dëmtimet e marra ishin tepër të rënda dhe Laurent Krasniqi nuk arriti të mbijetojë, gjë që u konfirmua edhe nga burimet e “Prive By Liberta Spahiu”.

Para famës së fituar në “Big Brother VIP Kosova”, ai kishte ndërtuar një karrierë fillestare në platformën TikTok, ku u bë i njohur për ndjekësit.

Ndërkohë, institucionet përkatëse pritet të zbardhin detajet dhe rrethanat e plota rreth kësaj tragjedie.

Lajmet e fundit