Tragjedi në rrugë: Gazetari Xhesjon Zogu v*ktimë e përplasjes së dy automjeteve
Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e një përplasjeje të fortë midis dy mjeteve, e cila la pas një humbje jete dhe një person të lënduar.
Gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu, është viktima e këtij aksidenti të rëndë, i cili ndodhej në drejtimin e një automjeti tip “Land Rover” (në foto).
Megjithëse u ndërmorën veprime të menjëhershme për ta dërguar të riun drejt Spitalit të Traumës për trajtim mjekësor të specializuar, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportimit.
Në po të njëjtën përplasje u lëndua edhe Behar Ruçi, një shtetas nga Korça që drejtonte një makinë tip “Benz”. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve për trajtimin e nevojshëm shëndetësor.
Sipas informacioneve fillestare, dyshimet orientojnë drejt një parakalimi të pasigurt nga ana e drejtuesit të “Benz”-it, veprim i cili solli përplasjen frontale me “Land Rover”-in.

