Tragjedi në Tiranë! 23 vjecari i merr jetën gruas 55 vjecare, ja cfarë dyshohet!
Në kryeqytet është shënuar një ngjarje e rëndë këtë pasdite, ku një grua 55-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në zonën e Misto Mames, kur drejtuesi 23-vjeçar me iniciale O. V. ka përplasur për vdekje këmbësoren, e cila është identifikuar me inicialet D. P.
Sipas informacioneve fillestare, i riu që drejtonte mjetin tip Audi është dërguar në ambientet e Komisariatit për t’u marrë në pyetje, ndërsa forcat e policisë ndodhen në terren për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti. Detaje shtesë pritet të sqarohen me kalimin e orëve.
“Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit” njofton Policia.

