Tragjike! U fut për t’u larë me të afërmit, rrjedha e lumit Drin i merr jetën 7 vjecares

Te Fundit

Në afërsi të urës së Drinit është nxjerrë trupi pa shenja jete i një vogëlusheje 7-vjeçare,

e cila kishte humbur pasditen e djeshme në ujërat e lumit në zonën e Gjoricës në Bulqizë.

Bazuar në të dhënat e para, ngjarja ndodhi teksa pesë pjesëtarë të së njëjtës familje, përfshirë xhaxhain me nipërit e mbesat, po laheshin në lumë.

Dyshohet se shtimi i menjëhershëm i prurjeve, si pasojë e çeljes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe, ka bërë që rryma e fuqishme t’i merrte me vete të pesë personat.

Pas alarmit të dhënë nga familjarët rreth orës 21:00, efektivët e policisë ndërhynë menjëherë në zonë.

Pas një operacioni kërkimi që zgjati katër orë, autoritetet arritën të shpëtonin katër nga personat e përfshirë. Kërkimet intensive vazhduan gjatë gjithë natës, deri mëngjesin e sotëm kur u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja e trupit të 7-vjeçares pranë urës së Drinit.

Lajmet e fundit