Transformim drastik i pamjes, Gjesti befason fansat me stilin e ri të flokëve
Publiku, i cili e kishte identifikuar Gjestin me një imazh specifik gjatë dhe pas “Big Brother VIP Albania 4”, tashmë e sheh atë në një version krejt tjetër.
Këngëtari ka vendosur të heqë dorë nga stili i tij i dikurshëm, duke u shfaqur me një model flokësh që bie menjëherë në sy.
Flokët e tij tani janë dukshëm më të gjatë nga pas dhe në anë, ndërkohë që zona përreth veshëve është mbajtur më e shkurtër. Ky transformim shënon një ndryshim të rëndësishëm nga prerja klasike dhe e shkurtër që e kishte shoqëruar fituesin e edicionit të katërt për një kohë të gjatë.


Ky stil i ri flokësh i ngjan shumë trendit të njohur si “modern mullet”, një prerje që po gjen mjaft popullaritet mes të rinjve së fundmi.
Pasi imazhet e këngëtarit me look-un e tij të freskët nisën të qarkullonin në internet, ndjekësit nuk mundën të mos vinin re dallimin e madh me paraqitjet e tij të mëparshme.
Ndonëse këngëtari ka zgjedhur të mos japë ndonjë deklaratë apo shpjegim mbi këtë ndryshim të pamjes, fotografitë e reja kanë qenë të mjaftueshme për të ngjallur interesin e fansave dhe për të qenë në qendër të vëmendjes së tyre.

