U g*ditën nga energjia elektrike gjatë punës, çfarë dihet për ngjarjen e rëndë në Tropojë?

Te Fundit

Një incident tragjik raportohet të ketë ndodhur së fundmi në qytetin e Tropojës.

ku katër punonjës të administratës bashkiake janë goditur nga rryma elektrike teksa ushtronin detyrat e tyre në aksin e Dubravës.

Burime mediatike bëjnë me dije se si pasojë e këtij incidenti, Muhamet Sylisufi ka ndërruar jetë,

ndërsa kolegët e tij të tjerë ndodhen në një gjendje shëndetësore mjaft kritike.

Fatkeqësia mendohet të ketë ndodhur gjatë ndërhyrjeve pranë rrjetit elektrik.

Vlen të përmendet se në këtë zonë, banorët kishin shprehur më herët shqetësimet e tyre për rreziqet që mund të vinin nga punimet në afërsi të linjave, veçanërisht lidhur me prerjen e pemëve.

Ndërkohë, organi i policisë pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lajmet e fundit