U mb*t në det, i jepet lamtumira e fundit 18 vjecarit! Familja në Zl të madhe
Në plazhin e Kune Vainit, në Shëngjin të Lezhës, 18-vjeçari Shpejtim Syla humbi jetën gjatë ditës së djeshme.
Ky aksident tragjik ka shkaktuar një tronditje të thellë në të gjithë vendin, e veçanërisht për familjen e tij, shoqërinë dhe të gjithë ata që e njihnin Shpejtimin si një nga talentet e reja artistike të qytetit të Gjilanit.
Shumë figura të njohura të skenës politike në Kosovë janë bashkuar në vargun e ngushëllimeve që kanë pushtuar rrjetin gjatë ditës së sotme, duke shprehur trishtimin e tyre për këtë humbje të parakohshme.
Një mesazh prekës ka ardhur edhe nga institucioni arsimor artistik ku i riu kishte hedhur hapat e parë drejt pasionit të tij.
“Hidhërim në Gjilan: Ish-nxënësi i shkollës së arteve, Shpejtim Syla, gjendet pa shenja jete në Shëngjin Ish-nxënësi i Shkollës së Mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati” Duke iu referuar deklaratës së këtij institucioni, Syla sapo kishte mbyllur studimet në degën e Pikturës këtë vit.
Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët, profesorët dhe familjarët, të cilët kanë marrë një valë të madhe ngushëllimesh. Gjatë pasdites së sotme, Shpejtimit i është dhënë lamtumira e fundit në një atmosferë plot emocione, ku morën pjesë të afërm, miq dhe mësues.

Gjithashtu, është bërë e ditur se familja Syla do të vazhdojë të presë vizita ngushëllimi për periudhën e tre ditëve në vijim.
Ekipi i Newsbomb.al u bashkohet ngushëllimeve për të gjithë të dashurit e të ndjerit në këto momente kaq të vështira.

