‘U ngatërrova, doja të…’ Vr*u me th*kë gruan e tij 44 vjecare, vjen deklarata SH0KUESE nga shqiptari!
Fotoja e 44-vjeçares me origjinë nga Gramshi, Esma Meço, është bërë publike sot, një ditë pasi u ekzekutua me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi kur 53-vjeçari Bujar Meço e goditi viktimën për vdekje në zonën e qafës. Sipas raportimeve nga shtypi grek, gruaja kishte përjetuar për vite me radhë dhunë në familje.
Për këtë arsye, ajo kishte ndërmarrë hapat për t’u ndarë dhe kishte planifikuar një takim me përfaqësuesin e saj ligjor për ditën e sotme, takim që nuk u zhvillua kurrë për shkak të fatit tragjik të saj. Ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje, të dhënat nga ekspertiza mjeko-ligjore konfirmojnë se 44-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje.
“Plaga me thikë në pjesën e qafës ishte e thellë, me tehun që arrinte dhe depërtonte në mushkërinë e djathtë, i shkaktoi gjakderdhje”, shkruan Prothotema.gr.
Avokatja Evangelia Kola, e cila mbronte interesat e viktimës, deklaroi për Protothema.gr se Esma ishte në proces ndarjeje dhe se çifti nuk bashkëjetonte prej kohësh.
Nga ana tjetër, Bujar Meço është shprehur përpara efektivëve se veprimin e ka kryer në gjendje të rënduar emocionale.
“E bëra nga nervat. U ngatërrova”, tha autori.
Dyshimet fillestare të hetuesve lidhen me xhelozinë si shkak i mundshëm i agresionit, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që vendimi i 44-vjeçares për t’u divorcuar të ketë ndikuar në këtë akt.
Një incident i ngjashëm ishte regjistruar edhe në vitin 2022 në Kretë, kur viktima e pati denoncuar bashkëshortin për dhunë, çka solli arrestimin e tij, por më pas ai u la i lirë.
“Viktima ishte sulmuar shumë herë nga bashkëshorti i saj.
Nuk ishte vetëm incidenti i vitit 2022”, tha ajo, duke përshkruar një histori dhune që, sipas saj, kishte zgjatur me kalimin e kohës.
“Xhelozia dhe pavarësia e saj financiare, të cilat ajo ishte përpjekur t’i fitonte gjatë gjithë këtyre viteve, ishin shkaku i dhunës në familje”, tha ajo.
Gjithashtu, ka dalë informacioni se 53-vjeçari ndiqte një mjekim specifik dhe kishte qenë më herët i shtruar në një qendër psikiatrike, megjithatë mjekët kishin vlerësuar se nuk kishte nevojë për trajtim të mëtejshëm spitalor.

