U pIagos me gur në kokë, komandanti i policisë së Shkodrës, transportohet me urgj*ncë drejt Tiranës!

Te Fundit

Komandanti i forcave të rendit në Policinë e Shkodrës, Fasli Rama, ka mbetur i plagosur rëndë gjatë protestës, pasi është goditur me gur në kokë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës.

Si pasojë e goditjes, Rama ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar, pasi rrezikon jetën.

Ndërkohë, protestat e studentëve po zhvillohen në disa qytete të vendit, të cilat janë të tensionuara dhe të dhunshme, ku herë pas herë protestuesit përplasen me policinë.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit