V*ktimë në Velipojë: 70-vjeçari Seladin Bytyqi h*mb jetën në ujë

Te Fundit

Dita e hënë ka sjellë një lajm tragjik nga bregdeti i Velipojës në qytetin e Shkodrës. Një shtetas nga Kosova ka ndërruar jetë teksa ndodhej në zonën e plazhit.

Pavarësisht përpjekjeve të pushuesve të tjerë për ta ndihmuar në çastet e para, si dhe ndërhyrjes së ekipit mjekësor të urgjencës në Velipojë, për të moshuarin rezultoi e pamundur të shpëtonte.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forcat policore, të cilat kanë bërë të mundur dërgimin e trupit të pajetë drejt morgut të Shkodrës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekoligjor për të konfirmuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Sipas burimeve mediatike vendase, ky është rasti i parë fatal i regjistruar në plazhin e Velipojës përgjatë këtij sezoni, ndërkohë që vera po shkon drejt fundit.

Lajmet e fundit