Vd*kja e 24-vjeçares nga Fieri në Austri: Si ndodhi ekz*kutimi me çekiç?

Te Fundit

Në qytetin austriak të Grazit është regjistruar një krim i rëndë, ku një 24-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë brenda shtëpisë së saj, ku bashkëjetonte me partnerin. Sipas informacioneve, viktima, e cila ishte nga qyteti i Fierit, dyshohet se është goditur për vdekje me një çekiç nga vëllai i partnerit të saj.

Sipas mediave të huaja, krimi i rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, ndërsa ngjarja është zbuluar këtë të premte. Policia austriake ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur të pajetë të rënë shqiptare.

Në pranga ka përfunduar një një 23-vjeçar, është vëllai i partnerit të 24-vjeçares Abigel Laçit. Dyshohet se ai është futur në banesën e saj, dhe më pas ka qëlluar me çekiç në kokë të rënë, duke i marrë jetën.

Gjatë shoqërimit në Komisariat, ai nuk ka folur gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë asnjë informacion mbi ngjarjen apo motivin e mundshëm

Ndërkohë, trupi i 24-vjeçares i është nënshtruar autopsisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende motivet e këtij krimi të rëndë.

Lajmet e fundit