VIDEO/ “Ku është babi?” Momente rrëqethëse, djali i v*ktimës shpërthen në lot pas vr*sjes së të atit

Te Fundit

Pamje prekëse janë publikuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Vasil Shantos, në Tiranë, ku 45-vjeçari Ismet Habili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale djali i viktimës dëgjohet duke qarë dhe duke kërkuar të atin, ndërsa efektivët e Policisë nuk e lejojnë të afrohet në vendngjarje.

“Ku është babi?”, dëgjohet të pyesë ai mes lotësh, ndërsa pak çaste më vonë vijon: “A është mirë babi im?”

Ismet Habili u gjet pa shenja jete brenda një automjeti tip “Volvo”, në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, 45-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Nga informacionet e deritanishme dyshohet se ndaj tij mund të jetë qëlluar teksa automjeti ishte në lëvizje, por dinamika e ngjarjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit