VIDEO/ Tërmeti 5.9 ballë tr*ndit Japoninë, raportohet për të Iënduar

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore në orët e para të së dielës, duke shkaktuar lëkundje të forta në Tokio dhe zonat përreth. Të paktën 37 persona kanë mbetur të plagosur.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 02:00 me kohën lokale, me epiqendër në jug të prefekturës Ibaraki, në një distancë të shkurtër nga kryeqyteti japonez. Sipas autoriteteve, epiqendra ishte në një thellësi prej rreth 68 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në Tokio dhe në disa zona përreth, duke aktivizuar edhe sistemet e paralajmërimit sizmik. Pavarësisht intensitetit të tërmetit, nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Sipas raportimeve fillestare, përveç të plagosurve, janë konstatuar edhe dëme të kufizuara materiale. Në Saitama është raportuar dëmtim i një ndërtese, ndërsa nuk ka të dhëna për dëme të mëdha apo të përhapura.
Autoritetet japoneze vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes për pasgoditje të mundshme.

