Vjen dita e shumë pritur! Rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash, ja cfarë pritet të ndodh
Për ditët në vijim, parashikimet sinoptike tregojnë për një ulje të temperaturave në territorin shqiptar.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, dita e premte do të sjellë vlera termike deri në 36 gradë Celsius për zonat e ulëta, ndërkohë që në bregdet termometri nuk pritet të kapërcejë nivelin e 34 gradë Celsius.
Edhe pse temperatura do të shënojë rënie, kërcënimi nga zjarret mbetet ende prezent. Kjo situatë diktohet nga thatësira e zgjatur e ditëve të shkuara, e cila vijon të krijojë kushte lehtësuese për përhapjen e flakëve.
Niveli i rrezikut paraqitet më i lartë në qarqet si Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër, sipas vlerësimeve të Institutit të Gjeoshkencave. Për sa i përket qarqeve të Dibrës, Kukësit, Korçës dhe Vlorës, situata vlerësohet si e moderuar.
Në një zhvillim tjetër, ekspertët e meteorologjisë parashikojnë rrebeshe shiu, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në neutralizimin e vatrave të mundshme të zjarrit në rajonet ku rreziku është i shtuar.
Këto reshje do të përqendrohen kryesisht gjatë pasdites së të premtes dhe përgjatë ditës së shtunë, duke prekur veçanërisht relievin kodrinor dhe atë malor. Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se intensiteti i tyre do të mbetet lokal dhe me kohëzgjatje të kufizuar.

