Vjen lajmi i trishtë për të gjithë! Shuhet një nga figurat më të rëndësishme të orkestrës së ushtrisë

Te Fundit

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, pasi është ndarë nga jeta njëri prej anëtarëve të orkestrës zyrtare të ushtrisë shqiptare.

Reklam

Është shuar në moshën 70-vjeçare Fatos Mullahi i cili për vite radhazi luajti me përkushtim e profesionalitet për ushtrinë shqiptare, në ceremonitë më të rëndësishme shtetërore, protokollare, si dhe në evente artistike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije miku i tij, Miron Kotani i cili njofton se artisti Fatos Mullahi është ndarë nga jeta, por kontributi dhe figura e tij do të mbeten të paharruara.

Reklam

“Nje mik , nje koleg , nje artist virtuoz, vendi yt do te mbetet gjithmone i paharruar per Orkestren Frymore te FA-se dhe orkestrat e tjera ku ti luajte me sa perkushtim e nivel te larte profesional@

Faleminderit per kontributin – u largove shume heret nga kjo jete miku im – Fatos Mullahi !

I paharruar kujtimi yt !

Ngushellime familjareve e kolegeve !” shkruan Kotoni.

Ndërkaq mësohet se miq, familjarë e kolegë do i japin nesër lamtumirën e fundit Fatosit. Ceremonia mortore e tij do të mbahet ditën e nesërme në Tufinë.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit