Zbulohen detaje për Big Brother VIP Kosova 5: Moderatorja Alaudin Hamiti zbulon pamjen e kastit
Përmes një lëvizjeje në rrjetet sociale, Alaudin Hamiti, prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”, ka zgjuar interesin e ndjekësve për edicionin e pestë të këtij formati. Përmes një postimi në Instastory, Hamiti ka ndarë një imazh të pjesëmarrësve, ndonëse fytyrat dhe identitetet e tyre janë mjegulluar qëllimisht, duke ruajtur kështu misterin për personazhet që do të jenë pjesë e këtij edicioni.
“Prapa këtij bluri fshihen emrat dhe fytyrat që do të pushtojnë çdo bisedë tuajën këtë sezon. Ai e ka cilësuar këtë si grupin më mbresëlënës të konkurrentëve që është parë ndonjëherë në këtë format. Si një vepër arti… kasti i Big Brother VIP Kosova 5”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë ku la të kuptohet për nivelin e lartë të pjesëmarrësve.
Ky veprim ka përshkallëzuar entuziazmin dhe debatet mes shikuesve, të cilët kanë filluar menjëherë të hamendësojnë mbi emrat që pritet të banojnë brenda shtëpisë më të përfolur në Kosovë.
Pavarësisht këtij paralajmërimi, lista e pjesëmarrësve mbetet ende e konfidenciale, duke e lënë publikun në pritje të zbulimeve të mëtejshme që do të shoqërojnë nisjen e “Big Brother VIP Kosova 5”.


