Zbulohet konkurrentja e re për edicionin e gjashtë të Big Brother VIP Albania
Te përgatitjet për edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania” janë duke vazhduar, emrat e parë që do të jenë pjesë e shtëpisë më të njohur në Shqipëri kanë filluar të qarkullojnë.
Sipas informacioneve nga “Lokimagazine”, emri që pritet të bashkohet me “Big Brother VIP Albania 6” është ai i Negisa Dido.

Për publikun e Top Channel, ajo nuk është një emër i panjohur. Negisa u shpall fituese e edicionit të shtatë të “She’s On Top” në vitin 2026, duke e siguruar trofeun e madh pas finales së këtij formati.
Fitorja i hapi asaj derë të reja, përfshirë një kontratë televizive me “E Diell” dhe mundësinë për të qenë në kopertinën e revistës “Global Woman”.
Pas suksesit të saj në “She’s On Top”, duket se Negisa mund të niset drejt një përvoje tjetër në televizion, këtë herë në një format të ndryshëm.
Burime nga “Lokimagazine” e lidhen atë me kastin e sezonit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”, duke e pozicionuar si një prej emrave të parë të përmendur për këtë edicion të ri.
Megjithatë, deri tani Top Channel nuk ka bërë një shpallje zyrtare për kastin e “BBVA 6”, kështu që pjesëmarrja e Negisa Didos pritet të konfirmohet nga produksioni.
Nëse ky informacion do të konfirmohet, hyrja në “Big Brother VIP” do ta rikthente Negisën përpara kamerave vetëm pak pas suksesit në “She’s On Top”, kësaj here përballë një publiku dhe një gare më të gjerë.

