Media në Zl/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur, të gjithë në lot e të prekur

Te Fundit

Sektori i medias është përfshirë nga trishtimi këtë të enjte, pasi në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta Stefano Marcelli, një gazetar italian që kishte dhënë një kontribut të vyer në gazetarinë tonë.

Njoftimin për vdekjen e Marcellit, i cili mbante detyrën e ish-korrespondentit special dhe kryeredaktorit të zyrës së RAI-t në Toskanë, e bëri të ditur Sandro Bennucci, president i Shoqatës së Shtypit në këtë rajon.

Unioni i Gazetarëve në Shqipëri ka reaguar ndaj kësaj humbjeje, duke e përkujtuar atë si një mik dhe koleg të afërt me shumë gazetarë shqiptarë, një profesionist që solli përvojën e tij nga redaksitë prestigjioze italiane dhe u dallua për shkrimet e tij ekskluzive në median shqiptare.

Stefano Marcelli ishte bashkëshorti i gazetares së mirënjohur shqiptare, Gerta Zaimi, të cilës dhe familjarëve të tjerë, UGSH u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta.

Postimi i plotë: Ndahet nga jeta gazetari italian që e mbylli kohën e shkrimeve në median shqiptare Tiranë më Lamtumirë kolegu dhe miku ynë Stefano Marcelli!

Një koleg dhe mik me shumë gazetarë shqiptarë, një profesionist që ndau përvojë me redaksitë më të shquara italiane dhe që spikati edhe për shkrimet e publikuara ekskluzivisht për media shqiptare dhe për realitetin politik dhe jo vetëm, në Shqipëri.

Tiranë më

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan dhimbjen për këtë humbje dhe u përcjell ngushëllime familjarëve të tij, veçanërisht zonjës së tij, koleges sonë Gerta Zaimi!

Zyra Informuese Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lajmet e fundit