Pasdite e trishtë në vend! Humbin jetën një burrë e një grua (Detaje)

Te Fundit

Dy ngjarje te renda jane regjistruar pasditen e sotme ne vend! Nje ne qytetin e Durresit dhe tjetra ne qytetin e Shkodres, ja cfare thone detajet.

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar ka humbur ndjenjat teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Pavarësisht se është transportuar menjëherë për në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore, 40-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihet detajet e plota nga kjo ngjarje, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, ku një 49-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.

Bëhet me dije se 49-vjeçarja me inicialet D.P, është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 13:50.

Dyshohet se gruaja ka konsumuar një sasi të konsiderueshme ilaçesh, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten akoma mister.

Ndërkohë policia, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të përcaktuar me saktësi shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 49-vjeçares.

Ndërsa në vijim pritet që të dalin detaje të plota nga kjo ngjarje e rëndë.

Lajmet e fundit