Ngjarje SH0KUESE! Tezja dhe nipi gjenden të vd*kur në një apartament

Te Fundit

Në qytezën e Porticit, në periferi të Napolit, autoritetet kanë bërë zbulimin e dy trupave të pajetë brenda një banese.

Bëhet fjalë për një grua në moshën 82-vjeçare dhe nipin e saj 44-vjeçar, të cilët u identifikuan si viktimat e këtij rasti të rëndë.

Përsa i përket kohës së ndërrimit jetë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë përpara se trupat të viheshin re. Ata u gjetën në një apartament të vendosur në Piazzale Divina Provvidenza.

Menjëherë pas alarmit, në vendin e ngjarjes janë stacionuar forcat e karabinierisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore për të kuptuar dinamikën e situatës.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, oficerët vunë re se trupat ishin të shtrirë përtokë, në afërsi të shtratit, ndërkohë që kishin shfaqur shenja të dukshme dekompozimi. Nga ekzaminimi fillestar nuk janë vërejtur gjurmë të jashtme dhune apo dëmtime në dyert e banesës që të sugjeronin një hyrje të dhunshme.

Trupat janë transferuar pranë morgut të Spitalit Policlinico në Napoli, ku nën mbikëqyrjen e organeve gjyqësore, do të kryhet autopsia për të përcaktuar me saktësi shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë në të gjitha drejtimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje, ku vlerësohet se viktimat mund të kenë qëndruar të pashqetësuar në apartament për pesë ditë rresht.

Lajmet e fundit