Breshëri dhe moti i keq bëjnë NAMIN në këtë zonë të vendit/ Vjeshta po vjen më shpejt nga sa pritej?

Te Fundit

Zona juglindore e Shqipërisë është goditur nga një fenomen i ashpër atmosferik mbrëmjen e kësaj të diele, ku rrebeshe shiu dhe breshër kanë pushtuar veçanërisht fshatrat e ultësirës së Maliqit. Ky mot i keq ka sjellë kushte atmosferike të vështira për banorët e kësaj zone.

Intensiteti i stuhisë është mbajtur për rreth 60 minuta, ndërkohë që breshëri, i shoqëruar nga erëra të fuqishme, ka goditur me forcë për disa minuta rresht. Për fat të mirë, deri në këto momente nuk janë regjistruar raportime për dëme materiale.

Ndërkaq, vëmendja mbetet te pasojat e mundshme në sektorin bujqësor, pasi këto reshje breshëri mund të kenë ndikuar negativisht te drurët frutorë dhe kulturat që janë në procesin e tyre final të zhvillimit.

Megjithatë, furnizimi me energji elektrike vijon të jetë normal dhe nuk janë evidentuar ndërprerje në qendrat e banuara të prekura nga kjo stuhi.

Lajmet e fundit